Trajneri i Përfaqësueses së Kosovës në Xhudo, Toni Kuka si dhe xhudistja më e mirë kosovare, Majlinda Kelmendi e cila e ka botën nën këmbët e saja, kanë treguar se ku e marrin inspirimin për sukses.
Është Kuka i cili përmes një postimi në Facebook, ka bërë publike një foto bashkë me nxënësen e tij – Majlindën ku shihen me rroba sportive, me ngjyrat kuqezi.
“Inspirim me ngjyrat tona ma të bukura”, ka shkruar Kuka, duke iu referuar flamurit kombëtar, transmeton Klan Kosova.

●●●
LSHKRIMI NGA
LiZe
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.