Këto ditë, në Taxhikistan po zhvillohet gara Grand Prix dhe po transmetohet në Artmotion, ndërsa Kosova përfaqësohet me Akil Gjakovën dhe Loriana Kukën.
Në këtë nivel garash, pra në Grand Prix, Majlinda Kelmendi ka më së shumti medalje të arta të fituara, në total dhjetë, ndërsa dhe një të argjendtë dhe një tjetër të bronztë.
Për nga numri i medaljeve në gara të tilla, Distria Krasniqi ka më shumë medalje, por të arta më pak.
Shtatë ari, pesë argjendi e pesë bronzi është statistika e saj.
E treta është Nora Gjakova me pesë ari, tri argjendi dhe katër të bronzi.
Duke përfshirë të gjithë xhudistet e xhudistët, Kosova nga garat Grand Prix ka fituar fiks 52 medalje në total.
Dy të tjera mund të shtohen të shtunën në Taxhikistan, por kjo do të varet nga paraqitja e Akil Gjakovës dhe Loriana Kukës, që nëse arrijnë në sfidë për medalje, do të jenë në transmetim nga ora 14:00.
●●●
ESSHKRIMI NGA
Emanuell Syla
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.