Majlinda Kelmendi e ka fituar finalen në kampionatin evropian të xhudos që është mbajtur në Portugali.
Ajo e ka mposhtur garuesen tjetër nga Kosova, Distria Krasniqi.
Pas Majlindës edhe Nora Gjakova ka fituar medaljen e artë ku ka mposhtur zviceranen Kocher, transmeton Klan Kosova.
Finalja në mes Majlinda Kelmendit dhe Distria Krasniqit është historike, edhe për faktin se është hera e parë që një finale për të paren e Europës në xhudo zhvillohet në mes dy garueseve të të njëjtit vend.
Majlinda dhe Nora me këto fitore marrin nga 100 pikë olimpike, kurse Distria fiton 60 pikë.
klankosova.tv
●●●
LSHKRIMI NGA
LiZe
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.