Majlinda Kelmendi, kampione olimpike në Rio 2016, u stolis dje me medaljen e artë në Paris Grand Slam 2017, për herë të katërt radhazi në këtë ngjarje të xhudos botërore.
Majlinda është në mesin e xhudisteve me më së shumti medalje të fituara në Paris Grand Slam.
Ajo bashkë me katër xhudiste tjera, janë nga katër herë fituese të të artave në Paris Grand Slam. Ndërsa, dy xhudiste franceze vazhdojnë të prijnë listën, njëra me 7 të fituara dhe tjetra me 6 medalje, shkruan gazetametro.net.
Por, duke pasur parasysh formën e mirë dhe moshën e re të Majlindës, deri në fund të karrierës, ajo mund të vendos rekord për medaljet e fituara në këtë ngjarje të xhudos botërore.
Xhudistet më të stolistuara me medalje të arta në Paris Grand Slam:
7 Lucie Decosse (FRA)
6 Céline Lebrun (FRA)
4 Majlinda Kelmendi (KOS)
4 Noriko Mizoguchi (JPN)
4 Megumi Tachimoto (JPN)
4 Cécile Noëak (FRA)
4 Gella Vandecaveye (BEL)
klankosova.tv
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.