Kampionia olimpike në xhudo, Majlinda Kelmendi, ka marrë medaljen e bronztë në garën Masters në Doha të Katarit.
Këtë e bën të ditur nga Komiteti Olimpik i Kosovës me anë të një postimi në rrjetin social Facebook.
"Vjen edhe medalja e dytë, këtë herë e bronztë. Është kampionia Olimpike, Majlinda Kelmendi, e cila fitoi të bronztën në kategorinë -52 kg të Mastersit të xhudos, që po mbahet në Doha të Katarit", thuhet në njoftim.
Kelmendi mposhti për të bronztën belgen , Charline Van Snick, transmeton Klan Kosova.
●●●
LGSHKRIMI NGA
L. Ga.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.