Kampionia Olimpike, Majlinda Kelmendi, ka fituar medaljen e bronztë në Grand Slamin e xhudos, që po mbahet në Tel Aviv të Izraelit.
Kelmendi është dashur të takohet në luftë për medaljen e bronztë përmes repesazhit me belgen Charline Van Snick, e cila nuk u paraqit në tatami, shkaku i lëndimit.
Paraprakisht, Majlinda kishte shënuar dy fitore ndaj gjermanes, Annika Wurfel dhe ruses Alesa Kuznetsova, kategoria deri në 52 kilogramë.
Në gjysmëfinale ajo u mposht nga Chelsie Giles e Britanisë së Madhe.
Krahas medaljes së bronztë, Kelmendi fitoi edhe 500 pikë olimpike për Lojërat Olimpike Tokyo 2020.
Komiteti Olimpik i Kosovës përgëzon suksesin e Majlindës dhe iu uron fat dhe suksese Akil Gjakovës dhe Laura Fazliut, të cilët garojnë nesër.
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.