Ka disa muaj që banorët e rrugës “Azem Bejta” në Pejë po përballen me vështirësi në qarkullim për shkak të gropave të shumta e pluhurit që po shkaktohet.
Zvarritja e punimeve po bëhet edhe më e pakuptueshme për banorët kur dinë se pikërisht aty, bashkë me familjen, banon kampionja botërore, Majlinda Kelmendi.
Megjithkëtë, në këtë fazë, sipas pushtetit lokal, procedurat nuk mund të përshpejtohen. Sipas zëdhënësit Faik Zekaj procedurat e tenderimit për ujësjellësin dhe kanalizimin janë kryer derisa asfalti pritet të shtrohet brenda një muaji.
https://www.youtube.com/watch?v=l_l2-ka7bgY&t=5s
●●●
BSHKRIMI NGA
BM
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.