Xhudistja kosovare, Majlinda Kelmendi, ka kaluar në gjysmëfinale të Kampionatit Botëror që po mbahet në Tokio të Japonisë.
Tani atë e pret dueli i shumëpritur me japonezen Abe, njofton Klan Kosova.
Majlinda Kelmendi i është hakmarrë japonezes Ai Shishime, nga e cila u mposht në botërorin e 2017-ës, për ta mposhtur sot pikërisht në Tokio, ku po mbahet kampionati botëror.
Kampionia Olimpike u kualifikua në gjysmëfinale, ku e pret kampionia e tanishme e botës, Uta Abe, me të cilën do të përballet për herë të parë në karrierë.
klankosova.tv
●●●
HSHKRIMI NGA
H.S
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.