Majlinda Kelmendi është kampionia e re e Evropës në xhudo.
Ajo ka mposhtur xhudisten Priscilla Kneto në Kampionatin Evropian të Xhudos që është zhvilluar në Rusi.
Kelmendi ka folur pas kësaj fitore duke thënë se është shumë e lumtur dhe krenare për këtë fitore, transmeton Klan Kosova.
“Sigurisht se ndihem shumë mirë dhe shumë e lumtur për këtë medalje. Nuk jam ndjerë sot mirë, nuk e di pse por përfundova mirë, duke e fituar medaljen e artë”.
Ajo ka thënë se vitin e kaluar ka pasur lëndime por që tashmë është rikthyer.
“Vitin e kaluar pata shumë lëndime dhe ishte shumë e vështirë kohë e vështirë për mua jo vetëm fizikisht por edhe nga ana emocionale sepse duhet të luftosh me veten dhe të bindësh veten se je e mirë sa duhet dhe do të kthehesh ashtu si ishe. Kjo medalje vërteton se jam rikthyer vërtetë”.
Kelmendi ka thënë se në momentin e fitores bën veprime të cilat nuk mund t’i kontrollojë.
“Nuk është hera e parë, është hera e dytë por vitin e kaluar pata lëndime dhe jam kthyer dhe kam fituar sërish. Kur fitoj, bëj veprime të çuditshme për të cilat më vonë më vjen turp por kur fitoj, nuk mundem ta kontrolloj veten”.
https://www.facebook.com/europeanjudo/videos/10154155744236912/●●●
LHSHKRIMI NGA
L H
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.