Kampionia Olimpike, Majlinda Kelmendi, sot ka pranuar Pasaportën Diplomatike nga Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.
Këtë e ka bërë të ditur trajneri i Përfaqësueses së Kosovës në Xhudo, Driton Kuka, përcjell Klan Kosova.
“Presidenti Thaçi Solemnisht i dha Kampiones Olimpike Pasaportën Diplomatike!”.
“Ambasadorja më e mirë e vendit dhe popullit tim. Presidentit,Kryeministrit Haradinaj dhe stafit në MPJ u jemi mirënjohës për shtyrjen para të kësaj çështje!”.
“Besoj që e ka merituar!”, ka shkruar ai në Facebook.
Lajmin më pas e ka bërë të ditur edhe Presidenti Hashim Thaçi.
"Në mënyrë solemne, sot kam ndarë pasaportën diplomatike për xhudisten e artë, Majlinda Kelmendin, për trajnerin, Driton Kuka, dhe kryetarin e Federatës së Xhudos, Agron Kuka".
"Majlinda është ambasadorja më e çmuar e vendit tonë dhe personifikon suksesin e Republikës së Kosovës në botë".
klankosova.tv
●●●
LSHKRIMI NGA
LiZe
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.