Kampionia olimpike, Majlinda Kelmendi ka thënë se është kënaqësi për të që të jetë krah trajnerit Driton Kuka.
Mes tjerash, Kelmendi ka thënë se ky vit për kishte momente të mira sa i përket punës si trajnere, transmeton Klankosova.tv.
Kelmendi theksoi se për të ky ishte vit i vështirë, por shtoi se kishte edhe momente të mira sa i përket punës si trajnere.
“Në përgjithësi ka qenë vit i vështirë me shumë të papritura por edhe momente të mira sa i përket punës si trajnere dhe jetës personale, mirëpo jam falënderuese për çdo gjë”, ka thënë Kelmendi për Klankosova.tv.
Kampionia olimpike tregoi se ishte Driton Kuka që ia ka ngulitur idenë që të bëhet trajnere.
“Punën si trajnere e kam menduar shumë kohë më parë, mirëpo ka qenë Toni ai që e ka ngulitë si ide në kokën time qysh pas Lojërave Olimpike të Rios”.
Ajo shtoi se është bekim për të që e ka një trajner si Kuka afër vetes.
“Jam jashtëzakonisht me fat që mundem me qenë afër Tonit – trajnerit më të mirë në botë – dhe të mësoj prej tij punën e trajnerit. Prej Tonit mundohen shumë, trajner të suksesshëm botërorë të mësojnë. Unë me qenë afër tij është bekim”, ka rrëfyer Kelmendi. /Klankosova.tv.
https://klankosova.tv/kuka-dhe-kelmendi-krah-per-krah-mbushin-arken-me-florinj-2022-ta-vit-me-plot-suksese/
●●●
LISHKRIMI NGA
L I
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.