Kampionia Olimpike nga Kosova, Majlinda Kelmendi ka fituar çmimin më të rëndësishëm në karrierën e saj.
Federata Ndërkombëtare e Xhudos ka zgjedhur xhudistët më të mirë, dhe Kelmendit i ka takuar çmimi “Best Female Judoka 2017”, njofton Klan Kosova.
"Të shpresojmë që sonte Kosova e jonë të kurorëzohet me çmimin ekuivalent me Topin e artë në Futboll", kishte shkruar trajneri i saj, Toni Kuka, para nisjes së ceremonisë.
Dhe kështu doli të jetë. Majlina Kelmendi tashmë e ka në duart e saj, trofeun e xhudistes më të mirë të sotme që ka bota.
●●●
LSHKRIMI NGA
LiZe
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.