Kampionia olimpike, Majlinda Kelmendi, nuk ka arritur ta mposht në gjysmëfinale të Kampionatit Botëror të xhudos, kampionen botërore, Uta Abe.
Xhudistja kosovare është përballur për herë të parë në karrierën e saj me japonezen Abe, njofton Klan Kosova.
Majlinda Kelmendi arriti në gjysmëfinale duke iu hakmarrë japonezes Ai Shishime, nga e cila u mposht në botërorin e 2017-ës, por nuk arriti ta kalojë edhe sfidën e gjysmëfinales.
Garat e Kampionatit Botëror të xhudos janë duke u zhvilluar në Tokio të Japonisë.
Kujtojmë se të dielën, Distria Krasniqi ka fituar medaljen e bronztë në këtë garë duke triumfuar ndaj spanjolles Laura Martinez, në kategorinë -48 kilogramë.
klankosova.tv
●●●
HSHKRIMI NGA
H.S
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.