Është hequr bllokada në Mal të Zi duke mundësuar lëvizjet e kamionëve në drejtim të këtij shteti.
Kështu ka njoftuar Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar e Kosovës, transmeton Klankosova.tv.
Transportues nga Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Serbia dhe Bosnje e Hercegovina bllokuan që nga 26 janari disa pika kufitare, duke ndalur qarkullimin e mallrave drejt zonës Schengen të Bashkimit Evropian, gjë që ndikoi në bizneset kosovare.
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.