Policia ka bërë të ditur se të mërkurën në Malishevë është raportuar se dy persona të maskuar nën kërcënimin e armëve i kanë grabitur 800 euro një qytetari.
Në raportin 24-orësh të policisë thuhet se personat në fjalë janë larguar në drejtim të panjohur.
Rasti në fjalë është duke vazhduar për t’u hetuar. /Klankosova.tv
●●●
LGSHKRIMI NGA
L. Ga.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.