Këngëtari latin, Maluma i cili është edhe i përzgjedhur si artist për të performuar në hapjen zyrtare të Kupës së Botës është pyetur nëse i ka penguar abuzimi i të drejtave të njeriut në Katar, për ta pranuar ftesën.
Ylli i hitit “Corazon” ka thënë se nuk është në duart e tij zgjidhja e një problemi kaq delikat, përcjell Klankosova.tv.
“Kam ardhur për ta shijuar jetën, për të shijuar futbollin”, ka thënë Maluma.
Por, derisa gazetari tentoi ta rikthente pyetjen e tij, Maluma u largua përfundimisht nga studioja televizive duke mos dhënë përgjigje.
Maluma ka realizuar himnin zyrtar të Kupës së Botës “Katar 2022”, “Tukoh Taka” në bashkëpunim me rep artisten, Nicki Minaj dhe këngëtaren Myriam Fares.
https://www.youtube.com/watch?v=jAfOtd_Q7KA&feature=emb_title
●●●
LNSHKRIMI NGA
Labinot Nimani
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.