Të shtunën në emisionin "Familja ime" u diskutua për kujdesin e gruas dhe fëmijës në 1000 ditshin e parë të shtatzënisë, ku e ftuar ishte edhe mamia Teuta Reçica.
Ajo u shpreh se ndihen me fat, meqë komuna e Lipjanit është përfituese e programit një të tillë siç është ai i kujdesit ndaj gruas dhe fëmijës në 1000 ditshin e parë të shtatzënisë.
"Rekrutimi bëhet në atë mënyrë që gratë të jenë në moshën e njëjtë të shtatzënisë në mënyrë që t'i kenë përvojat e njëjta. Fillohet qysh prej fillimit të shtatzënisë duke i cekur marramendjet e të vjellat, mandej kalojmë në ushqyeshmërinë e shëndetshme të nënave shtatzëna, për higjienën orale dhe të tjera", tha mamia Reçica.
Ajo gjithashtu potencoi se në këtë program gratë përgatiten se si ta kalojnë më lehtë procesin e lindjes, më pas për rëndësinë e gjidhënies, shëndetin mendor, por edhe për kontraceptivët me qëllim që të mbrohen nga shtatzënitë e padëshiruara pas lindjes.
https://www.youtube.com/watch?v=Ugv2oEaowdc&feature=youtu.be
●●●
LHSHKRIMI NGA
L H
Editorial nga Klan Kosova — ndjek shëndet dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.