Manastiri i Deçanit nuk do të jetë për këtë vit në listën e monumenteve më të rrezikuara të trashëgimisë kulturore të kontinentit.
Por, organizata Europa Nostra e futi në top 7-she shtetin që bën fushatë për objektin ortodoks që gjendet në Kosovë.
Mullinjtë me ujë të Bistricës së Serbisë e përmbyllin listën e 2023-ës. Të ndërtuara në shekullin e 19-të, tash ky kompleks historik për bluarjen e drithërave, kërcënohet nga shkatërrimi për shkak të braktisjes nga shteti dhe dëmeve nga moti, njofton Klan Kosova.
Në rrezik është edhe qyteti i vjetër bregdetar në Shën Stefan të Malit të Zi, jo nga natyra por nga ndërtimet e reja. Hapësirës 1.2 hektarëshe po kërkohet t'i ruhet antikiteti dhe të jetë komplet zonë publike.
Ndërsa për ndërhyrje urgjente, Europa Nostra vlerëson se ka nevojë në Mostar të Bosnje e Hercegovinës, në Varrezat Përkujtimore të 700 partizanëve jugosllavë, të vrarë kundër fashistëve në Luftën e Dytë Botërore. Ky vend ka qenë disa herë cak i sulmeve vandale.
Në listën me 7 monumentet më të rrezikuara në Evropë u përfshi edhe stacioni hekurudhor i Kortrijkut në Belgjikë, Ansambli i Shtëpisë së Motrave në Gjermani, Kalaja e Tchakvinjit në Gjeorgji dhe Parku Momento në Hungari.
Manastiri i Deçanit ishte në këtë listë më 2021, ndërsa Europa Nostra iu përgjigj Klanit se është në monitorim të vazhdueshëm të gjendjes në Kosovë. Një ekip nga kjo organizatë e vizitoi atë në korrik të vitit të kaluar, dhe tha se rreziku për manastirin ortodoks s'ka kaluar ende. Në anën tjetër, ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku, e kishte akuzuar Europa Nostran për bashkëpunim me Serbinë kundër Kosovës, duke thënë se duhet të kërkojë falje për këtë rangim.
Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber
BONUS: Merreni aplikacionin tonë në
Android dhe
iOS
https://www.youtube.com/watch?v=U4A9oOtN9Co
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.