Artisti Petrit Halilaj është pjesë e bienales nomade Manifesta e cila është organizuar në Prishtinë.
Instalacioni i yjeve nga Halilaj ka zënë vend mbi Hotelin Grand, por një njëri nga yjet e tij është pozicionuar edhe në dhomën me numnër 717.
Halilaj me anë të një postimi në rrjetin social Facebook ka thënë se vetëm ky yll nuk yllëzon.
"Prej krejt yjeve vetëm njërit nuk i ndizet drita ende, edhe po qëndron i vetëm brenda dhomës 717 në Hotel Grand duke na parë neve jashtë në qytet. Nëse diku e kërkoni do ta shihni nëse nuk e gjeni e ka mbyllur perden",ka shkruar Halilaj.

●●●
LGSHKRIMI NGA
L. Ga.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.