Një ngjarje si Bienalja “Manifesta”, u desht angazhim qysh moti, për ta sjellë në Prishtinë.
Madje, iniciativa e parë për këtë festival të madh të artit bashkëkohor sipas ish-drejtorit të Kulturës në Prishtinë, Yll Rugova, nisi që nga 2008-ta.
Për këtë, sipas Rugovës kishte dy arsye të mëdha, e që finalizimi u bë në 2019-ën, njofton Klan Kosova.
“E para ka qenë e duhura një ngjarje e tillë e madhe e artit. E dyta më e rëndësishmja, që Prishtina të ketë fokus të madh ndërkombëtar”, tha Rugova.
E fakti i të qenurit në garë të fortë me qendra të mëdha evropiane, për Besa Luzhën tregon shumë.
Sipas Luzhës, kaosi urbanistik, rinia e potenciali që ka vendi, ishin faktorë që organizatorët i besuan këtë ngjarje të madhe kryeqytetit.
Ndërsa, profesori Ilir Muharremi pos që vlerëson lart atë që u servua në këtë festival, ka edhe kritika për disa nga vepra.
Sipas Muharremit, kishte edhe të tilla që nuk vlenin për aq sa edhe u faturuan.
Sipas Ministrit të Kulturës, Hajrulla Çeku, “Manifesta 14” ka pasur afër 800 mijë vizita.
E për Yll Rugovën, statistika të tilla edhe kaluan pritshmëritë.
“Manifesta” e radhës mbahet pas dy vitesh në qytetin e Barcelonës.
https://www.youtube.com/watch?v=yxwFdj61mzI
●●●
LSHKRIMI NGA
LiZe
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.