Disa nga anëtarët e Lidhjes Demokratike të Kosovës sot ia kanë zënë derën KESCO-s, në krye me Visar Azemin.
I njëjti ka bërë një hulumtim lidhur me njehsorët elektrikë, i cili pretendon se të njëjtit llogaritin kohën gabimisht, transmeton Klankosova.tv.
Përmes një raportimi direkt nga KEDS, gazetarja e Klan Kosovës, Arbreshë Uka shtjelloi edhe një herë të gjithë hetimin që LDK po kërkon lidhur me njehsorët.
Sipas gazetares, çështja është paralajmëruar të dërgohet deri në Prokurori Speciale.
https://www.youtube.com/watch?v=uW-PZi0UjOs
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.