Lewis Hamilton dhe Nico Rosberg nga Mercedesi janë duke dominuar në garat e vitit 2015, njëjtë sikur që bënë edhe vitin e kaluar.
Mansell ka thënë që është koha kur vozitësit e kësaj kohe duhet të bëjnë atë që ata bënin në vitet e 80-ta dhe 90-ta.
61 vjeçari që ishte shpallur kampion bote në vitin 1992 ka thënë se veturat e Formula 1 e kanë shumë më të lehtë që të kontrollojnë timonin.
“Vozitësit tani mund të drejtojnë makinat e tyre vetëm me anë të gishtërinjve” ka thënë Mansell.
●●●
LSHKRIMI NGA
LiZe
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.