Ministria e Shëndetësisë dhe Federata Sindikale e Shëndetësisë ka filluar dialogun social sa i përket kontratës së re kolektive.
Për këtë dokument tashmë është formuar grupi punues me tre anëtarë të FSShK-së dhe tre të MSh-së.
Kryetarja dhe përfaqësuesja më e lartë e mantelbardhëve, Tevide Imeri, tha se paga e 13-të është njëra nga synimet dhe pikë e ranguar në draft kornizën e kontratës kolektive të re.
Në mes tjerash Imeri tha se do të jenë këmbëngulëse edhe për pagesën e shujtës, rrezikshmërisë dhe gatishmërisë, njofton Klan Kosova.
Me kontratën e re do të punohet edhe për pagesat e ndërrimeve të natës për infermierët, ku këta të fundit kanë pakënaqësi lidhur me rritjen e tyre prej 2-4 euro.
Kujtojmë që në fundin e vitit të kaluar MSh pati shkëputur kontratën kolektive me arsyetimin e skadimit të afatit.
Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber
BONUS: Merreni aplikacionin tonë në
Android dhe
iOS
https://www.youtube.com/watch?v=lrpOsC8RpCQ
●●●
BSHKRIMI NGA
BM
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.