Ministria e Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut ka njoftuar se në 24 orët e fundit pozitiv me COVID-19 kanë rezultuar 11 persona, ndërsa shërbim gjetën 95 pacientë.
Rastet pozitive vijnë nga qytetet: Shkupi 3, Kumanovë 1, Tetovë 1, Gostivar 1, Gjevgjeli 1, Kriva Palankë 1, Berovë 1, Vinicë 1 dhe Delçevë 1, njofton Klan Kosova.
Ndërsa, gjatë periudhës së njëjtë kohore kanë ndërruar jetë tre persona me virusin në fjalë.
Deri më tani në Maqedoni të Veriut janë kryer gjithsej 148.269 teste të COVID-19.
Numri i përgjithshëm i rasteve të diagnostikuar që nga fillimi i pandemisë është 14.341, numri i pacientëve të rikuperuar është 11.157, numri i atyre që humbën jetën është 603, dhe aktualisht numri i rasteve aktive në vend është 2581.
●●●
VISHKRIMI NGA
V I
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.