Gjatë 24 orëve të fundit, në Maqedoni të Veriut janë shënuar 133 raste të reja me COVID-19 si dhe ka vdekur një person që ishte prekur me këtë virus.
Po ashtu janë shëruar edhe 156 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 298,688 që nga fillimi i pandemisë.
Numri total i të prekurve me koronavirus ka arritur në 308,752, kurse i të vdekurve është 9,263 persona, transmeton Klankosova.tv.
●●●
LGSHKRIMI NGA
L. Ga.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.