Në 24 orët e fundit në Maqedoni të Veriut janë regjistruar 178 raste të reja me COVID-19, nga 1368 testime të bëra, njofton Ministria e Shëndetësisë.
Shkupi dhe Kumanova prijnë me numrin e rasteve pozitive, transmeton Klan Kosova.
Sot, Instituti për Shëndetësi Publike në këtë vend regjistroi 71 pacientë të shëruar.
Gjatë periudhës së njëjtë kohore, si pasojë e koronavirusit kanë ndërruar jetë katër pacientë.
Deri më tani në Maqedoni të Veriut janë bërë 175.465 testime për këtë virus, prej tyre 2179 jane ende aktive.
●●●
VISHKRIMI NGA
V I
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.