Janë regjistruar 37 raste të reja me COVID-19 në 24 orët e fundit në Maqedoni të Veriut nga 464 testime të bëra, njofton Ministria e Shëndetësisë.
Nga rastet pozitive, prin Shkupi me 20 prej tyre, transmeton Klan Kosova.
Ndërsa, gjatë periudhës së njëjtë kohore kanë ndërruar jetë katër pacientë si pasojë e këtij virusi.
Deri më tani në këtë vend janë bërë gjithsej 166.356 testime, ku 1860 janë aktive me virus.
●●●
VISHKRIMI NGA
V I
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.