Në Maqedoninë e Veriut gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 99 raste të reja pozitive me COVID-19, ndërsa 214 pacientë kanë gjetur shërim nga ky virus gjatë kësaj periudhe, bën të ditur Ministria e Shëndetësisë në këtë vend.
Kurse, tetë persona kanë ndërruar jetë si pasojë e këtij virusi, transmeton Klan Kosova.
Deri më tani janë bërë gjithsej 159.387 testime për COVID-19.
Numri total i të diagnostikuarve me virus në shtetin fqinj që nga fillimi i pandemisë është 15.226, kurse numri i të shëruarve shkon në shifrën 12.700.
Aktualisht, numri i rasteve aktive është 1895.
●●●
VISHKRIMI NGA
V I
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.