Në 24 orët e fundit në territorin e Velesit janë regjistruar tre raste të reja me Covid-19 me çka numri i të infektuarve është rritur në 58.
Nga Instituti i Shëndetit Publik në këtë komunë informojnë se bëhet fjalë për dy persona lidhur me klasterin tani më aktual anëtarë të familjes së personit të punësuar në veprimtarinë tregtare dhe një person i punësuar në Qendrën për Shëndet Publik – Veles.
“Me këtë, numri i përgjithshëm i pacientëve të diagnostikuar me Kovid-19 në Veles arrin 58 persona, nga të cilët katër janë shëruar, tre e kanë humbur jetën dhe 51 janë aktivë”, theksojnë nga Qendra për shëndet publik – Veles, njofton Alsat-M përcjell Klan Kosova.
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.