Tetë viktima, 163 të infektuar dhe 230 të shëruar është bilanci i Covid-19 për 24 orët e fundit në Maqedoninë e Veriut.
Brenda 24 orëve janë regjistruar 8 viktima të diagnostifikuara me Covid-19 dhe në disa raste sëmundje tjera shoqëruese. Pesë viktima janë nga Shkupi, një nga Dibra dhe një nga Tetova.
Viktimat janë mes moshës 52 dhe 79 vjeçe.
Në Maqedoninë e Veriut që nga fillimi i pandemisë janë regjistruar 7406 persona të diagnostifikuar me Covid-19, prej të cilëve 3554 janë shëruar kurse 359 persona kanë humbur betejën me koronavirusin.
Për momentin janë 3493 raste aktive me Covid-19./alsat
●●●
NSHKRIMI NGA
NP
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.