Ministria e Shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut ka informuar se nga 1213 testime të realizuara gjatë 24 orëve të fundit, 196 kanë rezultuar pozitivë me Covid-19.
Rastet sipas qyteteve:
– Shkup 90
– Kumanovë 17
– Shtip 5
– Prilep 1
– Tetovë 45
– Strugë 8
– Veles 1
– Manastir 4
– Ohër 11
– Gostivar 8
– Kriva Pallankë 1
– Pehçevë 2
– Shën Nikollë 1
– Resnje 2
Gjatë 24 orëve të fundit kanë ndërruar jetë edhe tetë pacientë me koronavirus. Katër viktima janë nga Shkupi, ndërsa viktimat tjera janë nga Struga, Ohri, Gostivari dhe Resnja.
Instituti i Shëndetit Publik brenda 24 orëve ka regjistruar 11 pacientë të shëruar. Sipas qyteteve:
– Shkup 3
– Kumanovë 1
– Shtip 2
– Prilep 4
– Veles 1
Numri i përgjithshëm i pacientëve të diagnostifikuar me Covid-19 në Maqedoni shkon në 3895, prej të cilëve 1705 janë shëruar kurse 179 pacientë kanë ndërruar jetë si pasojë e Covid-19 në disa raste të shoqëruara me sëmundje tjera.
Për momentin në janë 2011 raste aktive me koronavirus. Gjithsej nga fillimi i pandemisë janë relizuar 42.262 testime për Covid-19./Alsat
●●●
NSHKRIMI NGA
NP
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.