Në ndeshjen vendimtare për kalim në fazën e dytë nga grupi A në Kampionatin Europian në hendboll që po mbahet në Poloni, Maqedonia e ka eliminuar Serbinë.
Ndeshja përfundoi baras 27:27, por maqedonasit shkojnë tutje për shkak të golaverazhit më të mirë, transmeton Klan Kosova.
Vetëm 15 sekonda para fundit Serbia shënoi dhe udhëhoqi me 27:26 , mirëpo në sulmin e fundit Maqedonia arriti të barazojë.
Më herët kualifikimin nga ky grup e kanë siguruar Franca dhe Polonia.
●●●
KKSHKRIMI NGA
Klan Kosova
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.