Qytetarët e Maqedonisë së Veriut nesër do t’i drejtohen kutive të votimit për t’i zgjedhur kryetarët e komunave.
Në lidhje me këtë proces ka folur nënkryetari i Komisionit Shtetëror Zgjedhor të Maqedonisë së Veriut, Abdush Demiri, i cili tha se ky institucion i ka ndërmarrë dhe po i ndërmerr ende të gjitha veprimet e nevojshme në përputhje me kodin zgjedhor për të realizuar një proces të suksesshëm zgjedhor.
Demiri tha se nuk kanë pasur ndonjë vështirësi të theksuar në përgatitjen e këtij procesi, teksa dha detaje se sa persona kanë të drejtë vote nesër.
“Të drejtën e votës mund ta shfrytëzojnë 1 milion e 832 mijë e 415 votues për 80 komuna dhe qytetin e Shkupin në 3 mijë e 480 vendvotime në të gjithë Maqedoninë e Veriut”.
“Qytetarët mund të votojnë për gjithsej 309 kandidatë për kryetarë të komunave dhe 10 mijë e 499 kandidatë për anëtarë të këshillave të komunave”, u shpreh ai në Klan Kosova.
Tutje, ai tha se aktualisht po vijon ende procesi i votimit për personat e sëmurë dhe të pafuqishëm, personat që po vuajnë dënimin me burg ose ndodhen në paraburgim si dhe personat që janë paraqitur për votim dhe janë të vendosur në institucionet e përkujdesit jashtë familjar.
https://www.youtube.com/watch?v=YlYZ2462WF4
●●●
BSHKRIMI NGA
BM
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.