Lajmet e fundit

Në tubimet e tyre që janë të shpeshta shohim modelet më të fundit të markave më në zë të veturave.
Modelet më ekskluzive nga McLaren, Lamborghini, Nissan GT-R, Audi, Porsche dhe BMW, ishin në mesin e këtyre makinave që tregojë fuqinë, duke lëvizur me shpejtësi nëpër rrugë.
Jo rrallëherë ata me plot kuptimin e fjalës i kanë pushtuar rrugët e Kosovës.
Ata janë kudo që i kërkojmë.
Një anëtar i këtij grupi mund të dallohet shumë lehtë në rrugë, pasi në veturat e tyre kanë të ngjitura llogon e këtij grupi, e që është një timon me dy duar.
Organzimi i fundit ishte në një qendër tregtare në Prishtinë, nën titullin ‘Fast and Furios Meeting’, ku kishte show të veturave, tym nga to dhe pije e muzikë.
Anëtarët e këtij grupi vijnë nga e gjithë shqiptaria, Kosovë, Shqipëri, Maqedoni, Mali i zi, Lugina e Preshevës, dhe e gjithë diaspora kudo nëpër botë.
https://www.facebook.com/maraklitkerreve/videos/597673427429582/