Të shtunën, në Liqenin e Batllavës, në Orllan, duke filluar nga ora 11:00, Federata e Notit të Kosovës organizon Maratonën e VI-të ndërkombëtare “KOSOVA 2015”.
Është hera e gjashtë që organizohet kjo garë në të cilen pritet të marrin pjesë rrethë 30 notues dhe notuese nga disa shtete të rajonit dhe notuesit e Kosovës - gjatësia e shtegut do të jetë 4.2km.
Fitues të maratones së vitit të kaluar ishin: maqedonasi Aleksander Ilievski tek meshkujt dhe gjermanja Sina Schunk tek femrat.
Rivalitet të madh për tri pozitat e para pritet të ketë edhe këtë vit.
Garën e mbështetë Ministria e Kulturës Rinisë dhe Sportit.
●●●
KSHKRIMI NGA
KLANKOSOVA
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.