Një maratonë në Siberi mund të ketë thyer rekordin botëror Guinness, kur vrapuesit përballuan temperaturat prej -63.4 gradë.
Organizatorët e Maratonës Pole of Cold në Yakutia të Rusisë thanë se koha e nisjes për garën u shty deri në mëngjesin e hershëm të 21 janarit, pasi parashikimet e motit treguan se temperatura do të binte në -76 gradë pasdite.
Temperatura gjatë garës arriti në -63.4 gradë.
Guinness World Records aktualisht rendit maratonën, më të ftohtë në botë si Maratona e Akullit Siberian e vitit 2001, ku temperatura ishte rreth -38 gradë.
Vrapuesi rus Vasily Lukin e fitoi maratonën e ftohtë në kohë prej 3 orë e 22 minuta.
Marina Sedalischeva, një vendase e Yakutia, ishte gruaja e parë që e përfundoi garën, me një kohë prej 4 orë e 9 minuta.
https://www.youtube.com/watch?v=Cz9gihqZgCc
●●●
EVSHKRIMI NGA
E V
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lifestyle dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.