Marc Marquez kthehet në nivelet më të larta në kualifikueset e Çmimit të Madh të Cekisë në Moto GP. Piloti spanjoll do të niset i pari në Brno, pasi regjistroi kohën më të mirë në provat zyrtare. Dëmtimi në shpatull që ndikoi jo pak në Çmimin e Madh të Austrisë duket tashmë një kujtim i largët. Marquez realizoi xhiron më të shpejtë me kohën rekord 1 minutë, 54 sekonda e 596 të mijtat, madje duke parakaluar Valentino Rossin dhe Pol Espragaron.
“Doktori” nga ana tjetër regjistroi kohën e gjashtë më të mirë, që do të thotë se duhet të rikuperojë plot 5 vende gjatë garës nëse dëshiron të marrë pikët maksimale.
Në provat zyrtare spikati gjithashtu Jorge Lorenzo, i cili kishte shënuar kohën më të mirë deri në xhiron e çmendur të Marquezit. Si gjithmonë për t’u vlerësuar maksimalisht paraqitja e pilotit nga Majorka, që e përshkoi pistën për 253 të mijtat më shumë. Në vendin e tretë Andrea Iannone, ndërsa pas italianit u rendit Aleix Expargaro e Barbera. Vetëm vendi i shtatë për Dovizioson, pas Valentino Rossit, ndërsa top-dhjetëshja plotësohet nga Maverick Vinales, Dani Pedrosa dhe Cal Crutchlow./supersport.al;
●●●
EVSHKRIMI NGA
E V
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.