Këtë të mërkurë e ftuar në Podcast Lifestyle me Gonxhen, ishte Marigona Kastrati, vajza nga Prishtina e cila në pasaportën e saj ka gjithsej 15 viza nga viti 2015 e deri tani.
Në bashkëbisedim me Gonxhe Gërxhaliu, ajo ka rrëfyer se çdo të dytën javë udhëton jashtë vendit kryesisht për të vizituar vende të reja dhe ndonjëherë edhe për punë.
Tutje, Marigona shton se pavarësisht që njoftohet me kultura të ndryshme dhe madje ka mundësinë të shpërngulet nga vendi, asnjëra nga to nuk a kanë bindur që të largohet nga Prishtina, familja dhe shoqëria.
Tani e shtatë vjet, gjysma e zemrës i jeton bashkë me të dashurin e saj në Itali, por për Marigonën Kosova prapë vazhdon të jetë një vend më i mirë për të jetuar dhe punuar.
Se çfarë e mban kaq fort të lidhur Marigonën me vendlindjen e saj, mund ta mësoni në videon më poshtë:
●●●
OSSHKRIMI NGA
Ora Shtatë
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.