Një grua ka bërë historinë në marinën amerikane duke u bërë gruaja e parë që ka përfunduar stërvitjen duke u bërë kështu oficere e këmbësorisë së Korpusit.
Togerja e cila dëshiron të mos e zbulojë identitetin e saj u diplomua në Quantico, Virxhinia gjatë ditës së hënë derisa së shpejti do të caktohet për të udhëhequr një togë prej 40 vetash.
Komandanti i marinës, gjenerali Robert Neller ka thënë se ai ishte "krenar për oficeren”.
Ekzistojnë pothuajse 1.4 milion trupa aktivë në forcat e armatosura amerikane dhe rreth 15% prej tyre janë femra.
Në muajin mars të vitit 2016, atëherë- presidenti Barack Obama hapi të gjitha pozicionet ushtarake për gratë, duke përfshirë edhe njësitë luftarake.
●●●
LHSHKRIMI NGA
L H
Editorial nga Klan Kosova — ndjek uncategorized dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.