Kryetari i Federatës Ndërkombëtare të Xhudos, Marius Vizer, ka qenë i pranishëm sot në Pejë ku është bërë përurimi i shtatores së kampiones olimpike, Majlinda Kelmendit.
Në një fjalë rasti, Vizer ka thënë se arritjet e Kelmendit janë inspirimi më i madh për sportin dhe kombin, njofton Klan Kosova.
“Është nder dhe kënaqësi që kemi një sportiste si Majlinda Kelmendi e cila është ndër më të mirat në botë. Dua të ju përgëzoj juve për një arritje kaq të madhe”.
“Mendoj se rezultati i Majlindës është inspirimi më i madh për të gjithë sportin. Ju mund të jeni krenar se një prej përfaqësuesve më të suksesshme në botë është nga Kosova”.
klankosova.tv
●●●
HSHKRIMI NGA
H.S
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.