Drejtori i të ashtuquajturës Zyre Serbe për Kosovën, Marko Gjuriq, u lëshua nga spitali për trajtim në shtëpi pas 11 ditësh.
Në ditët në vijim, unë do të vazhdoj të shërohem nga pasojat e infeksionit të virusit korona në kushtet e izolimit në shtëpi, duke u kthyer gradualisht në detyrimet e mia, shkroi Gjuriq sot në profilin e tij në Facebook, raporton Tanjug, transmeton Klan Kosova.
Më 27 qershor u raportua se Marko Gjuriq kishte dalë pozitiv për Covid-19, transmeton Klan Kosova.
●●●
SZSHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.