Boksieri shqiptar Florian Marku ka arritur ta mbroj titullin në kategorinë IBF.
Ai ka fituar ndaj Jorick Luisetton pas vendimit të gjyqtarëve.
Marku pas meçit i ka falendëruar pjesëmarrësit.
"Mbreti shqiptar" në një intervistë për Sky Sports ka shprehur deshirën e tij për të boksuar në Tiranë.
”Faleminderit të gjithëve që ishit këtu. Ishte një luftë e vështirë, por ai nuk është në nivel timin. Tentova ta nokautoja, por nuk munda. Ishte paksa e vështirë. Të gjithë boksierët britanez, apo nga e gjithë bota, ejani mi sjellni këtu. Jam i gatshëm të përballem me të gjithë”.
"Dua të luftoj në Tiranë, në stadium atje. Këtë e dua më së shumti. Shpresoj që gruaja ime ende s’ka lindur, sepse ajo është në ditet e saj të lindjes. Ju dua !".
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.