Boksieri shqiptar, Florian Marku, në ballafaqimin ballë për ballë me boksierin ukrainas, Maxim Prodan, ka shtyrë me duar këtë të fundit, duke i thënë të mos qëndrojë si gangster para tij.
“Këtu është Shqipëri, nuk është Ukrainë, kam pritur gjithë jetën për këtë ndeshje”, dëgjohet të thotë Marku.
Ndeshja do të zhvillohet të shtunën, më 25 shtator, njofton Klankosova.tv.
Marku dhe Prodan do të ndeshen në stadiumin “Tottenham Hotspur”, kapaciteti i të cilit është mbi 62 mijë ulëse.
Meçi do të luhet para atij kryesor të mbrëmjes, ku do të përballen Anthony Joshua dhe Oleksandr Usyk.
●●●
RSHKRIMI NGA
Ramushi
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.