Fillimisht një mbështetje e ngrohtë jepet me përqafim.
E pak minuata më vonë, me pankarta në duar ai pasohet me marshim.
Ky që këtë 14 prill qe i pari që u mbajt në ditën që zyrtarisht i kushtohet kujtimit për të mbijetuarit e dhunës seksuale gjatë luftës.
Kjo u cilësua historike, po aq sa qe e dhimshme nga Vasfije Krasniq-Goodman që pikërisht në këtë datë u dhunua nga forcat serbe.
Pjesëmarrja e të rinjëve në këtë aktivitet, e bëri krenare të mbijetuarën tjetër Shyrete Tahirin.
Të dyja këto, anise se nuk ishte prezente goxha falenderime i dërguan presidentës Vjosa Osmanit, që ishte inicatorja që kjo ditë të jetë e shënuar.
Për dhunimin e 20 mijë grave e burrave gjatë luftës së fundit në Kosovë, aktualisht në procedura gjyqësore është vec një person.
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
https://www.youtube.com/watch?v=E8oJRwcksIg
●●●
BSHKRIMI NGA
BM
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.