Me pankarta në duar e me mbishkrimet si “Liria ka emër”, “UÇK nderi i shqiptarëve”, qindra shqiptarë po e kundërshtojnë gjykimin e ish-krerëve më të lartë të UÇK-së, Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit e Rexhep Selimit.
Në afërsi të Gjykatës Speciale në Hagë, protestuesit janë të bindur në pafajësinë e ish-eprorëve të UÇK-së.
“Nuk do të dorëzohemi as tash, prandaj dhe jemi bashkë këtu të jemi të lirë derisa të na lirohen çlirimtaret tonë” ka thënë Behar Berisha, djali i dëshmorit Xhevat Berisha.
Vetëm për të qenë në Hagë, pjesëmarrësve nuk u bën përshtypje sa kilometra duhet bërë.
“Kemi bërë 1300 kilometra për të ardhur këtu vetëm në mbështetje të tyre”, ka thënë një bashkatdhetarë nga Italia.
Këtyre u ishin bashkuar edhe familjarë të të akuzuarve.
“Është emocion i dhimbshëm, neve po na mbanë krenaria, edhe duke e ditur që lufta e UÇK-së ka qenë e drejtë” ka thënë Gresa Krasniqi, vajza e Jakup Krasniqit.
Pas më shumë se dy vjetësh mbledhje provash, këtë të hënë ka nisur gjykimi për të akuzuarit që po mbahen në tribunalin e Hagës.
https://www.youtube.com/watch?v=8He6362yDew
klankosova.tv
●●●
HSHKRIMI NGA
H.S
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.