Versioni i ri i Androidit, Marshmallow nuk ka arritur të kap tregun.
Përderisa një në katër pajisje Android ka të instaluar versionin paraprak, Lollipop, versioni i ri fuqizon vetëm 0,3 përqind të pajisjeve të bazuara mbi këtë sistem operativ.
Marshmalloë doli për publikun më 29 shtator, bashkë me versionet e reja të Nexus-it, 5X dhe 6P, transmeton Klan Kosova.
Kaq pak telefonë me këtë përditësim na tregon dy gjëra: Google shet pak smartfonë dhe kompanive tjera duhet kohë që ta përshtasin atë me mënyrën e funksionimit të tyre.
Të dhënat janë publikuar nga Google duke selektuar qasjen në Play Store dhe ndër të tjera tregojnë se KitKat është versioni më i përhapur në pajisjet Android.

●●●
KSHKRIMI NGA
KLANKOSOVA
Editorial nga Klan Kosova — ndjek tech & auto dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.