I cilësuar si shqiptari më i urryer në botë, Martin Shkreli së fundmi ka hyrë në telashe edhe më të mëdha.
Djali famëkeq i farmaceutikës amerikane, i cili e ngriti çmimin e një ilaçi vital për të sëmurët me AIDS dhe kancer nga 13.50 $ në 750 $, tani është kapur keq me reperin Ghostface Killah.
Përmes një videoje të publikuar në internet, në të cilën shihet me tre djem të maskuar, djali i emigrantëve shqiptarë e ka kërcënuar pjesëtarin e grupit muzikor Wu-Tang Clan, pasi ky i fundit ka thënë se ai duket sikur e ka nxjerrë nga hunda Michael Jackson.
Shkreli i drejtohet duke i thënë se nëse edhe një herë ia përmend emrin, do t’i duhet të paguajë një çmim më të madh se sa kjo video.
Martin Shkreli ka paguar kaucion për të qëndruar jashtë burgut ndërkohë që përgatitet gjyqi, ndërsa në një lidhje direkte me portalin TMZ, ai ka deklaruar se nuk është aspak i shqetësuar për ndjekjet penale meqë është i pafajshëm, transmeton Klan Kosova.
https://www.youtube.com/watch?v=lI9jywQ4cgc
https://www.youtube.com/watch?v=JT_3o4-9WPw
●●●
EVSHKRIMI NGA
E V
Editorial nga Klan Kosova — ndjek uncategorized dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.