Calvin Harris është i martuar.
Të shtunën, DJ dhe producenti britanik i muzikës, u martua me prezantuesen e Radio 1, Vick Hope.
Këtë e bëri të ditur një burim i afërt i çiftit për People.
Pasi u fejuan pranverën e kaluar, Harris dhe Hope u martuan gjatë fundjavës në Anglinë verilindore.
Pritja e dasmës u mbajt në një tendë të zbukuruar me lule luksoze në terrenin e gjerë të Hulne Priory, Alnwick, Northumberland, ndërsa ceremonia u zhvillua jashtë.
Sipas The Sun UK, Nile Rodgers dhe grupi i tij Chic u dërguan nga ShBA-ja për të performuar për të ftuarit.
Deri tani nuk është publikuar asnjë fotografi e çiftit apo e ceremonisë martesore, shkruan People, transmeton Klankosova.tv.
●●●
LGSHKRIMI NGA
L. Ga.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.