Në Krushë të Madhe po mbahet tubim dhe homazhe në 27-vjetorin e vrasjes së 243 personave, ndërsa 893 shtëpi private dhe shoqërore u dogjën nga forcat e regjimit serb.
Kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi deklaroi se krimet nuk u fshehën, pavarësisht tentimit për të zhdukur provat, transmeton Klankosova.tv.
Ai shtoi se rrënjët e lirisë thellohen nga gjaku që u derdh.
“Duke i zhdukur provat menduan që do ta fshehin krimin, por rrënjët e lirisë thellohen nga gjaku që u derdh”, tha Latifi.
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.