Më 25 mars të vitit 1999, një ditë pas fillimit të bombardimeve të NATO-s ndaj caqeve serbe, në Rahovec pati masakra të tmerrshme në tri fshatra njëkohësisht.
Në fshatin Brestovc ranë 5 dëshmorë dhe 49 martirë, derisa tmerrin e njëjtë e përjetoi edhe Fortesa ku u vranë e masakruan plot 68 persona.
Hiç më lehtë nuk shpëtoi as fshati Celinë, ku serbët i morën jetën edhe 82 shqiptarëve të tjerë.
E këta qindra dëshmorë e martirë të vendit i kujtoi sot i pari i kësaj komune, Smajl Latifi, i cili bëri homazhe në të tri këto vende.
Ky kërkoi drejtësi për krimet që Serbia bëri në Kosovë, derisa ka edhe kritika për drejtësinë ndërkombëtare.
I pranishëm ishte edhe deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Arbër Rexhaj, i cili tha se brezat e rinj do të ruajnë trashëgiminë e shtetit të Kosovës.
Nesër do të shënohet edhe përvjetori i masakrës në Krushë të Madhe.
https://www.youtube.com/watch?v=cr1AuxuB_6E
●●●
LISHKRIMI NGA
L I
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.